Lori Hoxha fshin fotot nga profili në InstagramKa ndodhur befas dhe fakti është akoma një “mister”… Vajza që u hap në çdo drejtim, duke treguar jetën e saj luksoze, duke postuar pushimet përrallore, veshjet e shtrenjta e gjithë përfitimet e trashëguara nga familja Hoxha, duket se është penduar.

Lori Hoxha ka bërë një hap prapa, teksa ka fshirë gjithë aktivitetin thuajse 3-vjeçar në Instagram.
21-vjeçarja e dhënë pas fotove e kompozimit të tyre, ka zhdukur çdo postim nga profili i saj, duke e lënë atë bosh.

Kjo nuk është hera e parë që Lori Hoxha përpiqet të heqë “gjurmët” nga IG.

Kohë më parë, trashëgimtarja e “Top Channel” u përfol se zhduku fotot e vjetra, duke dashur të “fshijë gjurmët”, përpara ndërhyrjeve estetike, të cilat e transformuan dukshëm në pamjen e jashtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here