Blogerja Lori Hoxha, është një ndër vajzat më me influencë në Shqipëri përsa i përket veshjeve, aksesorëve por pse jo edhe stilit të jetesës.

Megjithatë Lori shpesh në dalje publike si dhe me rrëfimet e saj në rrjete sociale, ka treguar se dhe ajo vetë inspirohet nga të tjerë ikona apo modele që korrin shumë famë jashtë vendit.

Ajo gjithnjë është shënjestruar se ‘kopjon’ vajzat e familjes Kardashian, mirëpo vetë Lori ka theksuar se i pëlqen mënyra se si ato vishen dhe kurojnë pamjen e tyre ndaj shpesh i gjën si model. Edhe këtë herë, ne tek Blitz.al kemi vënë re një ngjashmëri tek Lori Hoxha dhe një prej vajzave të familjes Kardashian, pikërisht Kylie-t. Në Snapchatin e të dyja vajzave vihet re i njëjti pedikyr i thonjve të dorës dhe e njëjta formë e tyre. Në fakt ka qenë Kylie në fillim që e risolli në modë formën katrore të gjatë të thonjve, ku mesa duket edhe Lori ka gjetur veten.
65

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here