Lori dhe Sara Hoxha në Las VegasDy nga vajzat e familjes Hoxha, Sara dhe Lori kanë vendosur që një pjesë të këtyre pushimeve verore t’i kalojnë në Amerikë.

Fillimisht ka qenë Sara ajo që ka treguar në rrjete sociale për këtë udhëtim, duke qenë se ndoqi nga afër edhe një koncert të këngëtares Adele aty.

Por Sara ka mbetur me shije mjaft të mirë nga ky koncert, ndaj së bashku me të motrën kanë vendosur të ndjekin një tjetër yll të muzikës botërore, Jennifer Lopez.

Lopez ka mbajtur koncertin e saj mbrëmjen e djeshme në resortin dhe kazinonë “Planet Hollywood” në Las Vegas. Si Lori ashtu edhe Sara, kanë shpërndarë video dhe fotografi në llogaritë e tyre në Snpachat, direkt nga koncerti, i cili duhet thënë se ka qenë i një niveli të lartë dhe këngëtarja i ka shoqëruar këngët me performanca.

Lori dhe Sara Hoxha në Las Vegas

Një koncert mjaft i bukur që me siguri ka lënë mbresa tek të dyja motrat, të cilat janë dukur mjaft të kënaqura në postimet e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here