Loreta Kaçka – Lori, këto ditë ka hedhur në tregun muzikor këngën e saj më të re, të titulluar “Pse”, ku shfaqet me një look shumë më të sofistikuar sesa herët e tjera, normalisht duke u influencuar edhe nga stili i atyre këngëtareve që janë më në trend në muzikën botërore, Beyonce, Lady Gaga, Jennifer Lopez etj.

Jam munduar që gjithmonë t’i kushtoj vëmendje veshjes, dukjes sime. Por, këtë herë kam zgjedhur vërtet një stiliste të zonjën, siç është Vjollca Llapashtica, që vërtet ka një shije të hollë dhe shumë të talentuar”, – ka thënë ajo në lidhje me veshjet e këtij klipi.

E pyetur se sa e shqetësojnë thashethemet, Lori ka treguar se nuk merret fare me to. “Më parë, natyrisht që më kanë penguar, tani jam mësuar.

Thashethemi më i keq që është thënë për mua ka qenë ai kur në Shqipëri ishte përhapur një lajm sikur unë jam martuar dhe një tjetër më pas me titullin Lori i thotë “Lamtumirë Prishtinës dhe ikën për të jetuar në Itali”, – është shprehur këngëtarja durrsake, që jeton në Prishtinë, gjë që bën që shpesh ta konsiderojnë si prej Kosove.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here