Loreta Kaçka e dashuruarLoreta Kaçka – Lori asnjëherë nuk ka qenë pjesë e medias rozë për lidhje apo skandale.

Ajo gjithmonë është përfolur për projektet e saj muzikore të cilat gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin për të promovuar projektin e ri “Fat”.

Ajo është ngacmuar me pyetje edhe për jetën private. Ajo për herë të parë ka pranuar se është në një lidhje.

“Jam shumë mirë, shumë e lumtur, e dashuruar” deklaroi Lori, duke mos bërë të ditur më shumë detaje rreth personit të saj të zemrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here