Është vetëm 17-vjeçare, por tashmë po krijon emër në fushën e bukurisë. Është kjo bukuroshja Loreta Avdyli nga Gjilani, por e cila tani jeton në Gjermani.

Ajo sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe tashmë ka filluar me realizimin e ëndrrës së saj që të bëhet një modele e suksesshme.

Dhe hapin e parë tashmë e ka bërë, pasi ditë më parë është kurorëzuar si “Miss Diaspora, në një garë mjaft të fortë.

Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, Loreta flet për të gjitha sfidat që ka pasur deri te arritja e kurorës “Miss Diaspora”, për jetën e saj private si dhe planet për të ardhmen.

– Si vendose që të konkurrosh në Miss Diaspora?

– Fillimisht këtë e kam bërë nga kureshtja, por edhe nga familja ime kam pasur nxitje që të marrë pjesë në një garë bukurie të tillë.

– Ka qenë një garë e fortë?

– Kam qenë një garë shumë e fortë dhe ka pasur konkurrente mjaft të bukura, por në fund ia dola që të kurorëzohem si më e bukura.

– Pse mendon se juria të zgjodhën ty si më të bukurën?

– Unë jam munduar të jam maksimumin tim, kam qenë tejet e disiplinuar dhe e përgatitur mirë dhe kjo ka qenë ajo që ka rënë në syrin e jurisë. Kjo garë ka kërkuar mjaft angazhime dhe përkushtim dhe unë i jam qasur me seriozitet dhe e tëra kjo u kurorëzua me fitimin e titullit nga ana ime.

– Cila është gjëja më e mirë e të qenit miss?

– Ka qenë dëshirë ime e madhe që të jem një ambasadore e bukurisë për diasporën sepse atje jetoj, dhe shpresoj që do të vazhdojë me prezantimin e bukurisë edhe në garat tjera të bukurisë.

– Mendoni se zgjedhja si Miss Diaspora, do t’i hap rrugët tuaja për të depërtuar në botën e modelimit?

– Natyrisht, kjo kurorë tashmë m’i ka hapur shumë dyer, kam marrë shumë oferta për kontrata me kompani të ndryshme. Këto oferta kanë ardhur nga “Noa Entertainment” e cila më ka ofruar një kontratë pune dhe nga kjo kompani kam marrë shumë oferta për të marrë pjesë në garat e ndryshme. Dhe pjesëmarrja ime e radhës do të jetë në “Miss Dyseldorf” e cila më pastaj e hapë rrugën për të marrë pjesë në “Miss Gjermania”.

Do të jem e pranishme në “Miss Shqipëria 2013”, dhe thjesht falë kësaj do të mundësohet zhvillimi im si një modele e mirëfilltë, sepse akoma jam në fillim të karrierës sime dhe jam shumë e lumtur me këtë kompani të cilën e kam zgjedhur apo që më ka zgjedhur mua.

– Kush ka qenë përkrahja më e madhe e juaja?

– Përkrahja më e madhe ka ardhur nga familja ime.

– Cili ka qenë reagimi i shoqërisë dhe të afërmve tuaj pas kurorëzimit me këtë titull?

– Të gjithë janë gëzuar dhe natyrisht më kanë përkrahur nga fillimi dhe në njëfarë forme e kanë pritur fitoren time.

– A e ka ndryshuar ky titull Loretën, apo është prapë ajo e mëhershmja?

– Jo, jam ajo që isha para titullit dhe e tillë do të jem edhe në të ardhmen.

– Na tregoni diçka të veçantë gjatë përgatitjeve për garën Miss Diaspora?

– Gjatë katër ditëve sa kanë zgjatur provat dhe përgatitjet kam mësuar shumë gjëra sa i përket modelimit, ecjes nëpër pista, si ta bëjë prezantimin si dhe gjëra të tjera që lidhen me këtë fushë.

– A ka pasur prezantimin të ndonjë veshje?

– Gjatë mbrëmjes ka pasur me defilimi me tri veshje të ndryshme, njëra ka qenë veshje e rastësishme, pra sipas dëshirës, pastaj fustani i mbrëmjes dhe në fund paraqitja me bikini.

– Sa jeni e kënaqur me organizimin?

– Jam shumë e kënaqur, sepse ishte një organizim mjaft serioz, edhe pse ka pasur mjaft vështirësi si çdo organizim tjetër, por megjithatë u arrit të organizohet një spektakël i bukur dhe i suksesshëm.

– Çfarë do t’ju thoshe te gjithë atyre vajzave të bukura që jetojnë në diasporë, ia vlen që të marrin pjesë në një garë të tillë bukurie.

– Natyrisht, nëse kanë dëshirë, janë të bukura dhe janë të gatshme për sfida të reja dhe duan që të merren me modelim, u sugjerojë që ta bëjnë këtë gjë, sepse kjo është një përvojë shumë e mirë e cila të hap rrugë për suksese të mëtejme.

– Jeni e shoqërueshme apo një tip i mbyllur?

– Jam shumë e shoqërueshme, më pëlqen të jem me shoqërinë, familjarët dhe sa herë që kam kohë të lirë, e shfrytëzojë të shoqërohem.

– Si fillon dhe mbaron një ditë për ty?

– Pas zgjimit e kontrollojë agjendën ditore, mos kam ndonjë angazhim, pastaj kur kam kohë të lirë mundohem të pushojë sa më shumë të kalojë kohë me shoqërinë. Mirëpo pas këtij titulli gjërat kanë ndryshuar dhe jam shumë e ngarkuar me takime, me angazhime, por ky është një profesion që e kam zgjedhur me vetëdëshirë dhe duhet t’i përmbahem.

– Çfarë stil i veshjeve të pëlqen?

– Pasi jam tip sportiv më pëlqen veshja sportive dhe e thjeshtë.

– Po trupin, fytyrën si e trajton dhe mban në formë?

– Shkojë në ushtrime në fitnes tri herë në javë, dhe mundohem t’i ruajë linjat duke mos ngrënë ushqime kalorike dhe jo të shëndetshme.

– A të pëlqejnë ushqimet tradicionale shqiptare?

– I adhurojë shumë, sidomos flijat, pitet e ndryshme, dhe ushqime e tjera. Pra nuk i anashkaloj asnjëherë, sepse janë të preferuarat e mia.

– Cili është hobi juaj?

– Më pëlqen të dëgjoj muzikë, të shikoj filma, e të ngjashme.

– Cili është sporti juaj i preferuar?

– Më pëlqen shumë noti dhe shumë kohë e kalojë duke notuar se thjesht e adhurojë këtë sport.

– Jeni e dashuruar?

– Jo nuk jam e dashuruar. Pasi jam e angazhuar në zhvillimin e karrierës sime si modele, i tërë përqendrimi im është në këtë drejtim dhe thjesht nuk kam menduar për këtë çështje. Dhe pasi që jam mjaft e re mendoj që ende nuk jam e përgatitur për ndonjë lidhje.

– Sa jeni aktive në rrjetet sociale, Facebook, Twitter…

– Po, i përdori mjaft shumë, si dhe e kam një “fan page” që quhet LoretaAvdyli.com, e cila menaxhohet nga agjencia e cila më përfaqëson dhe në të cilën gjenden të gjitha lajmet e reja që lidhen me mua, si dhe të gjitha pyetjet që vijnë nga adhuruesit mundohem t’u përgjigjem personalisht.

– Kush është idhulli juaj i preferuar nga bota e modës?

– Adriana Lima, është idhulli im dhe e cila është shembull se si duhet të jetë një modele e suksesshme. Po ashtu, pavarësisht që është aktor por që merret edhe me modelin, e adhuroj edhe Blerim Destanin.

– Sa jeni e lidhur me familjen dhe sa është përkrahja e tyre?

– Jam shumë e lidhur me tërë familjen dhe përkrahja e tyre është e jashtëzakonshme. Një përkrahje përveç prindërve e kam edhe nga dy vëllezërit e mi.

– Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

– Tani për tani duhet t’i përkushtohem kurorës që e kam fituar, por planet e mia për të ardhmen janë që të merrem në mënyrë profesionale me modelim, si dhe ta zhvillojë një karrierë në gazetari, pasi që gazetaria më tërheq mjaft shumë.

FAKTE

Organizimi këtë vit është bërë në Gjermani nga Malbora Gurra. Ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të vajzave nga anembanë Evropës dhe ishin gjithsej 500 aplikime. Në fund janë përzgjedhur 16 finaliste, të cilat kanë ardhur nga shtete si Gjermania, Belgjika, Austria, Zvicra dhe Italia.

Organizatorja e “Miss Diaspora” ka shfaqur dëshirën që vitin e ardhshëm të ketë bashkëpunime në të gjithë Evropën, për të realizuar një spektakël akoma më të madh dhe bukuria e diasporës të jetë e përfaqësuar nga çdo shtet. Sipas Malborës, arsyeja e organizimit ka qenë jo vetëm spektakli por edhe angazhimi i vajzave në Evropë për t’ju mundësuar atyre një karrierë si modele.

“Organizimi do të zhvillohet çdo vit nën regjinë time dhe stafit realizues. Miss Diaspora 2012, ka qenë një spektakël i suksesshëm dhe pretendojmë që vitin tjetër të kemi akoma më shumë sukses. Detyra jonë gjatë vitit është mbështetja jonë si organizim dhe agjenci e Miss Diasporës 2012 Loreta Abdylit si dhe të gjitha vajzave pjesëmarrëse. Ne qysh tani kemi filluar me planifikimin e spektaklit tjetër dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe mbi të gjitha mbështetje”, është shprehur Gurra.

Agjencia e cila ka organizuar “Miss Diaspora”, është “Noah Entertainment”, pronë e Malbora Gurrës. Për më shumë informata: www.missdiaspora-germany.de email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here