Në një bisedë të zakonshme të lë përshtypjen e vajzës së turpshme, por kur shkel në pasarelë bota është nën këmbët e saj.

Mund të quhej “miss trishtimi”, sepse ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të njohur në Itali, si Franco Fontava apo Adolfo Tavilla në sajë të portretit të egër, e që buzëqeshjen nuk e dhuron lehtë. Është Lorena Çika, që ka idhull Klaudia Shifer, dhe që është vajzë e ndjeshme, romantike dhe shumë e butë.

Por kur pozon, i ngjason një “bishe” të vogël. I ka hyrë modës që 14 vjeçe për kompani dhe marka të ndryshme në Itali, dhe tani është në pritje të ofertave të mëdha. Por mendimi për t’u rikthyer në Shqipëri, i ka kaluar rrëmbimthi në mendje, sepse në çdo moment dorëzohet nga prapaskenat e asaj botë, dhe mendon se ndoshta nuk është botë për të. Sepse thellë është vajzë e brishtë. “Nëse do të kthehesha në Tiranë, do të ishte një arsye shumë e fortë, dhe ndoshta fillimi i një shkolle këtu”. Ka ardhur të kalojë pushimet në Shqipëri, por nuk e fsheh që është në moment reflektimi për jetën e saj. E ka nisur si miss, pastaj si modele, dhe ka pasion aktrimin.

Por tani gjithçka ka dashur ta bëjë e ka bërë për art, edhe pse nuk kërkon të bëhet e famshme. E pranon që nuk ndjehet e lumtur, dhe jeton në një Itali të madhe, ku konkurenca është e fortë dhe ku racizmi ekziston ende. Sapo ka kaluar një eksperienë të tillë gjatë provimit për mbrojtjen e diplomës për designe.

Tregon se provimi i diplomës në shkollën 5 vjeçare të modës, që sapo përfundoi ishte një racizëm i hapur ndaj vajzave shqiptare. Nuk i kishte ndodhur më parë të mërzitej aq shumë dhe të binte 5 kg në peshë, kur tregon se si mori një goxha të bërtitur nga kryetarja e komisionit të provimit, kur ajo mori vesh që vajza ishte shqiptare.

E di shumë mirë se bota e modës nuk është fushë me lule. Ka shumë fallsitet e prapaskena. “Që të shpëtosh, duhet të punosh vazhdimisht”, tregon Lorena. Por ajo të paktën aparatin fotografik, nuk ta braktiste kurrë.” Ndoshta kam qenë me fat, që fotografët kanë qenë të aftë të nxjerrin anët e mia më të mira të karakterit tim, edhe kur bëhet fjalë për topless”. Po si e shikon ajo pozimin nudo? “Arti i nudos nuk ka lindur sot, është i vjetër sa e gjithë bota dhe i miklon të gjithë sepse është i bukur”, thotë Lorena.

Dhe një topless nga ajo është shumë trullosës, edhe pse ajo këmbëngul, që nuk është pika e saj më e fortë si fotomodele. Është buzëqeshja e pashfaqur, ajo që i tërheq më shumë njerëzit tek ajo. Po ashtu Lorena ka mësuar se arti nuk ka norma, rregulla e paragjykime. Ajo ka marrë guximin duke shkelur në rrugë, që moshataret e saj ndoshta nuk guxonin asnjëhere. “Për mua, fotografia dhe sfilimi mbi tapetin e pasarelës, janë magjia vetë. Kur shkel aty, jetoj në tjetër botë, shishijoj dritat e prozhektorëve, sytë e njerëzve që më ndjekin. Shkel në tjetër realitet”.

RASTËSIA QË E PËRFSHIU NË MODË

Gjashtë vite më parë Lorena mbërriti në Siena të Italisë, për të vazhduar shkollën e stilimit. Dhe kjo jo se kishte ndonjë prirje të veçantë për design, por sepse i kishte hyrë botës së artit që e vogël, dhe dëshirontë të mbetej në këtë fushë. E ky ishte vetëm një fillim.

Historia e saj për të hyrë në fushën e modës ishte aq spontane sa ndërsa shoqëronte shoqen, në një kast për modele, zgjedhin pikërisht Lorenën dhe jo shoqen. E kjo nuk është një histori e stisur, por kështu i kishte ndodhur me të vërtetë. Konkurset e bukurisë, ishin shansi që mund t’i krijonin mundësinë për të hyrë në fushën e modës. Edhe pse nuk kishte fitonte të ardhura, ajo merrte pjesë në pothuaj çdo konkurs bukurie, dhe kjo për të patur një CV e mirë, që do ta favorizonte për t’i hyrë botës së modës. Por këto ishin si gara, fatsjellëse, pasi po i fitonte konkurset, që në tri vitet e para të qëndrimit në Itali. Shumë shpejt arriti të ishte në nga modelet e kërkuara të Agjencisë Altamoda, duke arritur në 300 euro shpreblim për sfilatë. Më pas kaloi në Agjencinë Nice Models”.

Shumicën e kohës ia merrte studimi për “design”, edhe pse thellëthellë, i vetmi profesion i saj dhe për 10 vite do jetë ai i modeles. Pak më parë u shfaq tek “Rai Uno”, si valetë përkrah këngëtarit Gigi D’alessio, vetëm një provë 24 orë dhe u gjend në studion e madhe në RAI. Ishte një dalje, televizive, që solli njohje të reja në fushën profesionale. Dhe mund të quhej fat, kur la Shqipërinë sapo kishte mbushur 14 vjeç. Nuk kishte ndonjë eksperincë të veçantë artistike, veçse disa emisioneve për fëmijë në radio dhe TV Alba, që kur ishte 11 vjeç.

/PanoramaPlus/

1 Koment

  1. na e shpifi po rri aman. ja dhe nje femer tjeter qe shet veten per lek. si u bon shqiptaret kshu ? degjenerim ne mas

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here