Një eksperiencë e bukur, por jo dhe aq kur bëhet fjalë për apokalipsin e përfolur. Por rastësia që s’e kishte menduar ndonjëherë e çoi modelen shqiptare që jeton Itali, Lorena Çika, në sheshxhirimin e filmit “2012.

U zgjodh të ishte një nga vajzat e reja të veshura me fustane të kuq, që ndërsa luteshin në Vatikan, panë me sytë e tyre përmbysjen e imagjinuar të botës, pas një tërmeti të fuqishëm.

Ajo tregon eksperiencën e parë në momentet e xhirimeve në Itali të filmit hollivudian nën drejtimin e regjisorit Roland Emmerich. Kam marrë pjesë te filmi që sapo ka dalë tani në kinema.

Unë bëra kinoprovën dhe u përzgjodha të isha në grupin e aktorëve figurantë për xhirimet në Itali. Xhirimet zgjatën katër ditë, dhe ne e bënim zgjimin në orën tre të mëngjesit, për t’i mbyllur në orën 24:00.

Ishte organizim gjigand, shumë rregull, gjithçka strikte” , ka thënë për Panorama Plus, Çika. Ajo është  përzgjedhur shumë rastësisht nga asistentët e regjisorit, të cilët kishin dalë nëpër qytetet e Italisë të kërkonin imazhet që ju përshtateshin. Xhirimet u realizuan në “Montepulciano”, Provinca Siena.

Bëhet fjalë pikërisht për sekuencën filmike kur mbahej lutja e besimtarëve për të shpëtuar nga apokalipsi. “Unë kam qenë në radhën e vajzave të veshura me fustanë të kuq që ngjiteshim në Vatikan, ndërsa toka u trondit dhe shembi gjithçka…Filmi në kinema është një tronditje dhe shkatërrim i vërtetë.

Ndërsa në xhirime atë tronditje, ne vetëm duhet ta imagjinonim thellë, dhe ta shprehnim mirë në fytyrat tona. Nëse do më pyesnit a kam frikë realisht tani, do t’ju përgjigjesha; “Jo nuk kam frikë, ajo që do ndodhë do ndodhë, duam apo s’duam ne”, ka treguar ajo.

Ndërsa, lidhur me jetën e saj prej modeleje, Lorena është një nga vajzat e rralla shqiptare që ka thyer tabu, ka pozuar topless. Ndryshe, ajo ka sfiluar për fustanet e manifestit e shkollës “Accademia d’italia”. Tani në Firenze organizohet “Pitti immagine”, ku ajo merrë pjesë çdo vit. Në verë ishtë në “Pitti Ëomen”, ku reklamoi këpucë të një marke të njohur.

Një nga sfilatat e rëndësishme për mua ka qenë ajo e vitit 2009, sfilata “Rifle” një nga markat e njohura. Kam punuar ndërkohë për markat “Sëeet year”, “Voice”, “De puta madre”, si dhe kam qenë imazhi i Kamparit, në reklamën që u realizua vitin e kaluar në Romë”, ka thënë ajo për Panorama..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here