Fotografitë e reja të këngëtares së njohur Jennifer Lopez në të cilat shfaqet e veshur me një pëlhurë të prodhuar nga lëkura e dhelprës së bardhë kanë shkaktuar debate mes saj dhe grupeve të mbrojtjes së kafshëve.

Këta të fundit e kanë cilësuar këngëtaren si arrogante. Revista konfirmoi se veshja e Lopez ishte e bërë nga lëkurë e vërtetë dhelpre.

Dan Mathews nga grupi i të drejtave të kafshëve tha se “njerëzit që mbajnë këto veshje janë ose injorantë ose arrogantë. Jennifer Lopez hyn tek kategoria e dytë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here