Me format e saja trupore asnjëherë nuk ka patur frikë të provojë stile të ndryshme veshjesh. Kështu ka bërë dhe natën e kaluar Jennifer Lopez me veshjen e saj në spektaklin “American Idol”.

Këngëtarja latine 42 vjeçare është shfaqur me një fustan të inspiruar nga stili gladiator. Veshja e Lopez është pjesë e koleksionit pranverë/verë 2012.

Lopez pritet shumë shpejt të nisë një tur botëror ndërsa një mini tur sëfundi e pati bërë me bashkëshortin Marc Atnhony në vitin 2007 kur ishte shtatzënë me binjakët Max dhe Emme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here