Jennifer Lopez po përpiqet të harrojë divorcin nga Marc Anthony, duke iu përkushtuar plotësisht punës.

Këngëtarja u kthye më parë në ShBA nga Ukraina, ku këndoi në dasmën e djalit të manjatit të naftës, Azam Aslamov. Lopez për këtë performancë të shkurtër mori një milion dollarë.

Lopez tani ka nisur xhirimet për filmin e saj të ri, “What to Expect When You’re Expecting”, ku do të aktrojë së bashku me Chris Rockun, Cameron Diazin dhe Elizabeth Banksin, transmetojnë mediet amerikane.

Me të janë edhe fëmijët e saj, binjakët Max dhe Emma, të cilët janë parë në shoqërinë e dadove dhe truprojave të tyre.

Miqtë e Jenniferit thonë se ajo po përpiqet që sa më parë të harrojë divorcin e dhimbshëm nga Marc Antony.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here