Jennifer Lopez dhe Casper janë në lidhje tashmë një kohë, dhe me sa duket diva e ka humbur krejtësisht kokën pas balerinit 24-vjeçar.

Miqtë e saj kanë frikë se ai do ta shfrytëzojë atë dhe e këshilluan këngëtaren që të qëndrojë larg tij, por ajo i kundërshtoi ata dhe nuk i dëgjon këshillat e tyre. Duke marrë parasysh se ajo është lodhur duke paguar darka vazhdimisht, kishte vendosur që t’i japë ‘para xhepi’ prej 10 mijë dollarësh. Megjithatë, pasi që i riu është shpenzues i madh, ai vazhdimisht po i kërkon shumë e më shumë para.

“E shfrytëzon që të pasurohet dhe të bëhet i famshëm, ndërsa ajo është aq e dashuruar sa nuk e kupton. Familja dhe miqtë e kanë paralajmëruar për këtë, por nuk dëshiron t’i dëgjojë ata”, ka thënë një burim për revistën “Star”. Miqtë e saj janë të bindur se ai do të largohet po sa të bëjë mjaft të holla dhe ta shfrytëzojë atë për të mirën e tij. “Ai i ka marrë të gjitha kontaktet e saj të biznesit dhe e ka ndarë nga miqtë të cilët e kanë paralajmëruar për atë se kush është ai në të vërtetë, kështu që ajo tani ka vetëm atë dhe i beson verbërisht”, ka shtuar burimi. Me sa duket këngëtarja është në prag të falimentimit pas shpenzimeve të Casperit. Derisa balerini shpenzon pa kontroll, këngëtarja vazhdon të paguajë vazhdimisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here