Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez i dha fund martesës së saj me bashkëshortin Mark Anthony.

“Kemi vendosur ta përfundojmë martesën tonë. Ky ishte një vendim shumë i vështirë. Kemi arritur konkluzione miqësore për të gjitha çështjet. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, dhe ne vlerësojmë respektimin e privatësisë në këtë kohë”, ka thënë Lopez në një komunikatë në faqen e saj zyrtare.

Kjo i jep fund martesës së tyre 7-vjeçare. Lopez, 41 vjeç dhe Anthony, 42, janë martuar në vitin 2004 dhe kanë binjakët 3 vjeç, Max dhe Emme.
Kjo ishte martesa e tretë për Lopez dhe e dyta për Anthony.

Jennifer ishte e martuar së pari për më pak se një vit me Ojani Noao, kurse më pastaj edhe me valltarin Cris Judd (2001-2003).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here