Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është shprehur beson ende në dashuri.Pavarësisht lidhjeve të dështuara ajo nuk është dorëzuar duke besuar se do të gjejë dikë të përshtatshëm me të cilin të kalojë jetën.

“Ju nuk mund të njollosni tërë botën për shkak se keni pasur përvoja të këqija.Duhet të mendoni se vetëm momentalisht nuk ekziston personi i duhur. Është e vështirë kur një familje ndahet.

Unë po tentoj të harroj problemet që kam pasur dhe po bëj më të mirën për fëmijët. Besoj në dashuri.

Ky do të ishte mesazhi im: dashuria është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur J.Lo.

Këngëtarja bukuroshe aktualisht është në një lidhje me balerinin 25-vjeçar Casper Smart.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here