Shtëpiakja e dëshpëruar’ Eva Longoria, duket se nuk mundet pa basketbollistë. Paparacët kanë arritur që ta fotografojnë me lojtarin e ekipit ‘LA Lekers’, Matt Barnes.

Aktorja e famshme e ka pritur basketbollistin në aeroportin e Los Anxhelosit, ku më pas me veturën e saj kanë shkuar tek vila e saj, ku kanë qëndruar disa orë së bashku. Kjo nuk është hera e parë që Eva dhe Matt janë parë së bashku.

Sipas shkrimit të “Daily Mail”, çifti është njoftuar muajin e kaluar në një ndejë në Las Vegas dhe që nga atëherë takohen gati çdo ditë. Matt kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së tij me Gloria Goven, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa mediet kishin shkruar se Eva është në romancë me vëllanë e Penelope Cruz-it.

Eva Longoria për tri vite të plota ka qenë në martesë me basketbollistin Toni Parker, nga i cili është shkurorëzuar në fillim të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here