Eva Longoria ka thënë se ajo kurrë nuk do të zbulojë gjithë të vërtetën prapa divorcit nga bashkëshorti Tony Parker, për shkak se nuk dëshiron ta lëndojë atë.

Aktorja e “Desperate Housewifes” e cila ishte ndarë nga basketbollisti në nëntor, shkaqet e divorcit nuk i ka zbuluar, e ndoshta as që do t’i zbulojë.

“Ai nuk është njeri i keq. Ai thjeshtë kërkoi diçka tjetër dhe unë nuk e urrej atë për këtë. Ju dëshironi gjëra të ndryshme…unë kurrë nuk do të flisja publikisht për atë që ndodhi mes nesh, sepse unë e dua atë dhe ne ende flasim. Ne ende jemi në jetërat e njëri-tjetrit”, theksoi Longoria.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here