Eva Longoria ishte në ndeshjen e LA Galaxy me Victoria Beckhamin dhe vajzën e saj Harper Seven. Aktorja me sa duket shumë mirë e ka kaluar kohën ku së bashku me Victorian brohorisnin për David Beckhamin.

Aktorja pas ndeshjes është paraqitur për gazetarët duke u dhënë mundësi atyre ta fotografojnë yllin e Hollywood-it duke e goditur Davidin në prapanicë.

“Unë e godita nga pas David Beckhamin. E uroj Galaxyn për fitore”, ka shkruar aktorja në rrjetin social “Twitter”. Eva është shumë e afërt me familjen Beckham, dhe ajo është spekuluar se mund të jetë ndrikulla e vajzës së çiftit Beckham.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here