Shumë vajza shqiptare pretendojnë se janë kthyer në imazh për kompani të mëdha ndërkombëtare, por pak prej tyre arrijnë ta dëshmojnë këtë.

Një nga ato që është dëshmuar në SHBA është Lola Luma, shkodrania që ka gjetur famën atje si modele, aktore, por edhe si show girl.

E vendosur në New York që prej 11 vjetësh së bashku me familjen, duket se fati i ka prirë Lolës, pasi mbi fotot e saj tashmë gjendet logoja e shtëpive gjigante të dizajnit “Jovani”, “High and Cachentta”, ndërsa një tjetër firmë e famshme si “Gaspar Gloves” e ka zgjedhur për të reklamuar dorashkat.

“’Kohët e fundit po bashkëpunoj me firmën “High and Cachentta”. Linja “Cachentta” është një ndërthurje e femrës italiane të sofistikuar dhe elegante me atë të mistershmen orientale”, ka thënë Lola per gazetën “’Panorama”.

Sa i përket aktrimit, ndodhet në gjurmët e duhura. Në ato të Al Pachinos, Scarlet Johansson etj., pasi ka përfunduar të njëjtën shkollë si ata, atë “Lee Strasberg” dhe madje me të njëjtën mësuese, aktoren e madhe të Hollivudit, Jennifer Esposito.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here