Lola Luma, shkodrania që ka gjetur në New York famën e saj si modele, aktore, por edhe si show girl në Nju Jork.

Në një intervistë eskluzive me gazetarin tonë në Nju Jork, Lola Luma, ose shkodrania që ka gjetur famën si modele, aktore, por edhe si show girl në Nju Jork, rrëfen për  agjencinë e lajmeve INA,  eksperiencën e saj në “mbretërinë” e modës dhe artit , metropolin botëror Nju Jork.

Lola, nuk “fsheh” dhe ofertat të shumta të cilat i kanë ardhur në adresë të bukuroshes shkodrane, e cila përfaqëson tiparet më të bukura të femrës shqiptare, dhe denjesisht karakterin e fort të vajzës shqiptare.

Për Lolën fëmijeria përben pjesën më të bukur dhe krijuese të jetës së saj. “Kur je i vogel nuk ke komplekse, nuk ke frikë fluturon i lirë. Aktivitet ne lagje, ato shkollore e më vone të qytetit kanë ndikuar në formimin tim artistik, por bileta e artë erdhi në mënyrën më të bukur kur Albana nga studio e Fadil Berishes më telefonoi nje ditë për të punuar si modele tek Jovani Fashions. Ky ka qenë për mua një fillim i shkëlqyer në fushën e modës,” thotë ajo.

E pyetur nese ne adrese te saj ka ardhur ndonje oferte pune nga ndonje agjenci e modes, Lola tregon se per momentin eshte shume e angazhuar me Lis by Loriis, Studded Lilly dhe Bold Organics, por eshte duke shqyrtuar oferta të shumta, të cilat i vijnë edhe nga Shqipëria.” Shpresoj në të ardhmen te kemi bashkëpunime të suksesshme” thotë Lola Luma.

Teatrin shqiptar në New York, “The Producer’s Club, fqinjin e Broduejit të madh të aktorëve dhe artistëve të famëshëm, Lola Luma e krahasoi për shqiptarët me shoqatën më të vjetër në Amerikë “ Vatrën”, njiqindë vjeçare. Duke thënë se me këtë rast vetkuptohet për artistët dhe artin Shqipetar në përgjithësi.

Në fund Lola Luma thotë se :” Gjatë festimeve që do vijojne për Pavarësinë e Kosovës do jem e pranishme me një interpretim në Producer’s Club”.

Lola Luma është si shumë vajza shqiptare që pretendojnë se janë kthyer në imazh për kompani të mëdha ndërkombëtare, por ajo bënë pjesë nga ato të paktat që arrijnë t’a vërtetojnë këtë, në New York – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma, është shkodrania që e ka gjetur famën e saj këtu: si modele, aktore, por edhe si show girl.

Megjithatë për më shumë ndiqni intervistën e plotë që Lola Luma i dha kolegut tonë Beqir Sina në New York

 

INA : Cila ka qenë jeta e juaj , fëmijëria , shkolla dhe suksesi ?

Lola Luma : Femijeria per mua përben pjesën me te bukur dhe krijuese te jetës time. Kur je i vogel nuk ke komplekse, nuk ke frikë fluturon i lirë. Aktivitet ne lagje, ato shkollore e më vone të qytetit kanë ndikuar në formimin tim artistik, por bileta e artë erdhi në mënyrën më të bukur kur Albana nga studio e Fadil Berishes më telefonoi nje ditë për të punuar si modele tek Jovani Fashions. Ky ka qenë për mua një fillim i shkëlqyer në fushën e modës .

 

INA : Çfarë u ka tërhequr më shumë gjatë jetës- kë ëndrronte Lola ?

Lola Luma : Gjithmonë kam pasur si idhudh supermodelen Gjermane Claudia Schiffer. Akoma laptopi im ngrin nga fotot e shumta që kam të sajat hahaha! Ka dicka të vecantë në filmat e vjetër të Hollyvudit .Grace Kelly, Catherine Hepburn mbeten gjithmonë ikonat e Hollywodit.

 

INA : Për jetën tuaj si modele, aktore, por edhe si show girl ç’mund të na tregoni ?

Lola Luma : Ështe si një rollerkoster ku me shpejtësi të rrufeshme merr drejtime të ndryshme. Mjafton të mbahesh fort dhe ta shijosh udhëtimin.

 

INA: Kur nisi për ju ajo që quhet “jeta imtime” – ?

Lola Luma : Një ditë të rastësisshme u njoha me një shpirt te bukur…dhe që kishte një buzëqeshje tepër tepër të ëmbël.:)

 

INA : E ka gjetur Lola atë që e do zemra e saj ?

Lola Luma : Mamin, babin, vëllain dhe nanën i kam dashuritë e mia të para, kurse ajo tjetra që është më e vështirë për tu gjetur, e kam fituar dhe për këtë ndjehem shumë krenare.

 

INA : Shumë vajza shqiptare, që dalin jashtë shtetit pretendojnë se janë kthyer në imazh për kompani të mëdha ndërkombëtare, por pak prej tyre arrijnë ta dëshmojnë këtë. Ju vetë a e keni arritur atë që endërronit ?

Lola Luma : Kam pasur fatin e mall te punoj me më të mirët dhe per këtë jam shumë e lumtur, por a kam arritur atë që ëndërroj…them se jo. Nuk e di por jeta ka më shumë për të ofruar se kaq.

 

INA: Shtypi shqiptar ka shkruar se “Një nga ato vajza të bukura shqiptare që është dëshmuar në SHBA është Lola Luma, shkodrania që ka gjetur famën këtu si modele, aktore, por edhe si show girl.Si ndjheni ju para këtij përcaktimi ?

Lola Luma : Ju falemnderes për pyetjen ! Tingellon bukur, por ngadonjëhere me duket paksa e cuditshme perderisa në jetën time private jam po ajo e nëjta. Ajo që shihni në foto është Lola që jeton në mua…pantera që lëshohet kur ndizen dritat e skenës.Është paksa e cuditshme se shpesh herë më duket të ndal për një cast që të kërkoj se kush është Lola e vërtetë.

 

INA : Prej 11 vjetësh së bashku me familjen, jeni e vendosur në New York duket se fati u ka prirë, pasi mbi fotot e tua tashmë gjendet logoja e shtëpive gjigante të dizajnit “Jovani”, “High and Cachentta”, ndërsa një tjetër firmë e famshme si “Gaspar Gloves” ju ka zgjedhur për të reklamuar dorashkat. Por ende nuk ju kan parë në fotot erotike, sexy ….. Pse? jeni kundër tyre, i urreni, nuk u pëlqejn……Keni hallin e familjes, se ndoshta janë fanatikë?

Lola Luma : Je sensuale, tregoje atë. Jam konfidente në sensualitetin tim dhe pse mos ta quaj qe është një nga super fuqitë që kam.

 

INA: Kohët e fundit, keni thënë po bashkëpunoni me firmën “High and Cachentta”. Linja “Cachentta” është një ndërthurje e femrës italiane të sofistikuar dhe elegante me atë të mistershmen orientale”, përse Lola Luma i ka zgjedhur këto forma?

Lola Luma : Ndoshta kjo linjë përbën dhe një pjesë të personalitetit tim. Me pelqen kur veshjet tregojnë aq sa ti bësh njerëzit të kërkojnë për me shumë.


INA : A është e vërtet se për sa i përket aktrimit, ndodheni në gjurmët e duhura ?.

Lola Luma : Në ato të Al Pachinos, Scarlet Johansson etj., pasi keni përfunduar të njëjtën shkollë si ata, atë “Lee Strasberg” dhe madje me të njëjtën mësuese, aktoren e madhe të Hollivudit, Jennifer Esposito.

Mundësia për të vazhduar studimet në Lee Strasberg Institutin i Filmit dhe Teatrit në Nju Jork ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura që një aktor mund te ketë. Jo vetëm që më ka ndihmuar në formimin tim si aktore, por gjithashtu kam arritur të besoj që cdo gjë është e mundur ,mjafton shume punë dhe përkushtim..

 

INA: Sa ka qenë dhe si ka qenë bashkëpunimi i Lolës me artistët shqiptarë në Amerikë ?

Lola Luma : The Producer’s Club, në Nju Jork, ju shumë larg Broduejit, është si shoqata “ Vatra”, por në këtë rast vetkuptohet për artistët dhe artin Shqipetar në përgjithësi. E gjitha kjo falë përkujdesit dhe përkrahjes të dy vëllezërve bashkëpronar Alfred dhe Ernest Tollja . Melankonia e filmave te vjetër Shqipetarë dhe promovimi I filmave te rinj sjellin në tryeze artista te ndryshëm cdo mbrëmje. Gjatë festimeve që do vijojne për Pavarësinë e Kosovës do jem e pranishme me një interpretim në Producer’s Club.

 

INA : A keni pasur oferta nga Shqipëria ?

Lola Luma : Duke qenë se jam e vendosur në Amerikë, është pak sa e vështirë për mua te ndjek veprimtaritë që ndodhin ne Shqipëri. Sidoqoftë jam njohur nga afër me shumë regjizor të talentuar Shqipetarë. Shpresoj në të ardhmen te kemi bashkëpunime të suksesshme.

 

INA : Lola, me cilën firmë mode po bashkëpunon së fundmi?

Lola Luma : Me Lis by Loriis, Studded Lilly dhe Bold Organics.

 

INA : Çfarë mendoni për jetën e artistëve shqiptarë në Amerikë ?

Lola Luma : Artistët Shqipëtare ketu ne Amerikë duhen vleresuar edhe më shumë sepse jo vetem që i dedikojnë kohën artit, por gjithashtu financojnë evente të ndryshme kulturore. Kjo tregon dashurinë dhe pasionin që kanë per vazhdimesinë e artit nëAmerikë, por gjithashtu te trashigimisë kulturore Shqipëtare.

 

INA: Së fundi cilat janë planet e tua në Amerikë po për në Shqipëri a keni ndonjë?

Lola Luma : Do te gënjeja në qoftë se nuk do ta pranoja faktin që do kisha shumë dëshirë te prezantohem me publikun Shqipëtar dhe te ndjej po ato emocione që perjetoj me atë Amerikanin. (B.Sina/INA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here