Lohan: Rita Orën e konsideroj si motrën timeAktorja Lindsay Lohan ka folur për herë të parë rreth miqësisë që ka më këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. “Ritën e kam si motër” ka thënë aktorja hollivudiane hetrën e fundit teksa është pyetur për miqësinë e saj me Ritën.

29-vjeçara Lindsay Lohan, ka pohuar se tek Rita ‘rrëfehet’ sa herë të ka ndonjë problem, dhe se ata të dyja ndajnë një miqësi mjaft të afërt me njëra tjetrën.

“Rita Ora është një nga mikeshat e mia të ngushta – unë e dua atë. Atë e konsideroj si motër. Unë kam miqësi të mirë me Ritën. Kur kam ndonjë problem, ose kur dua të flas me dikë, unë e telefonoj atë sepse ajo është shoqja ime më e mirë”, tha Lohan.

Lindsay dhe Rita janë njohur disa kohë më parë, pasi ato jetojnë në të njëjtën lagje në Londër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here