Gazeta britanike Daily Mail e ka publikuar në ueb faqen e saj lajmin dhe ballinën e revistës për meshkuj Playboy, në të cilën gjendet aktorja Lindsey Lohan.

Fotoja, që është e destinuar të publikohet në muajin janar-shkurt të edicionit të revistës, prezanton 25-vjeçaren “bad girl” të Holliwoodit të ulur në një karrige me lepurushin klasik të Playboyit, që i mbulon asaj pjesët intime.

Bukuroshja e cila duhet thënë se kohët e fundit ka pasur shumë probleme me ligjin, në këmbët e saj mban të veshura një palë taka shumë të larta dhe shumë sensuale.

Me sa bëhet e ditur, ashtu siç u konfirmua edhe nga një lajm i kohëve më parë, Lindasy për këtë foto është paguar 1 milion dollarë, transmeton agjencia Noa.

Lohan ka pozuar dy herë për fotografët e Playboy, por herën e parë rezultati nuk arriti të bindë bosin e revistës Hugh Hefner.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here