Lindsay Lohan përfundon sërish në pranga dhe këtë herë nuk do të shpëtojë lehtë. Aktorja është dënuar ditën e djeshme me 30 ditë burg, pasi ajo shkeli lirinë me kusht.

Kështu ka deklaruar gjykatësja Stephanie Sautner: – “ Lohan i ka shkelur të gjitha kushtet që i ishin vënë dhe nuk ka zbatuar rregullat e lirimit me kusht, kështu që nuk ka zgjidhje tjetër përvec burgut”.

25 vjecarja duhet të fillojë dënimin e saj që prej datës 9 nëntor dhe ka vetëm 7 ditë të përgatitet për 30 ditët e ardhshme që do i kalojë në burg. Këtë herë vendimi është përfundimtar dhe nuk ka asnjë mundësi që të shtyhet as për motive pune.

Vetëm pak ditë më parë Lohan nënshkroi kontratën me revistën “Playboy” për një servis fotosh nudo për 1 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here