Këngëtarja dhe aktorja, Lindsay Lohan, do të luajë në pjesën e pestë të filmit “Scary Movie”. Lohan është bërë zyrtarisht pjesë e ekuipazhit të filmit të njëjtë, në të cilën do të paraqitet me një rol edhe aktori, Charlie Sheen, raportojnë mediat amerikane.

Nuk dihet ende se çfarë roli do të luaj aktorja 26-vjeçare, ndërsa Sheen do ripërsëris rolin e tij të Tom Loganit, me të cilin karakter u shfaq edhe në “Scary Movie 3” dhe “Scary Movie 4”.

Ndërsa aktorja, Anna Faris, nuk do të luajë në pjesën e pestë të kësaj komedie.

Lohan së shpejti do të shihet në filmat “The Canyons” dhe në filmin televiziv “Liz and Dick”, i cili flet për dy martesat e Elizabeth Taylorit dhe Richard Burtonit.

Edhe pse aktorja personalisht nuk ka fituar ndonjë çmim prestigjioz të festivaleve, dy nga shumë filmat në të cilat ajo ka luajtur, kanë fituar çmime. Ri-xhirimi i filmit “Freaky Friday” të vitit 2003 ka triumfuar në “MTV Movie Awards” kurse “Mean Girls” në festivalin e filmit të vitit 2004, “Teen Choice Awards.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here