Lindsay Lohan ka mohuar spekulimet se ajo ka gjetur një tjetër DJ për të dashur, pasi është spekuluar për një lidhje të mundshme me DJ-in britanik Gareth Geno.

Në vitin 2008, aktorja u lidh me lesbiken DJ Samantha Ronson, ndërsa pas problemeve të shumta, lidhja e tyre mori fund.

Ndërsa tani, gazeta britanike Daily Mirror spekuloi se Lohan është në lidhje me një tjetër DJ, pasi të mërkurën ishte fotografuar në Londër së bashku me Gareth Geno.

Mirëpo, aktorja ka thënë për GossipCop.com se Geno është vetëm mik i saj dhe ata nuk janë në lidhje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here