Aktorja Lindsay Lohan, e cila së shpejti mund të përfundojë në burg, ka nënshkruar kontratë me një shtëpi botuese e cila vlen 2.5 milion dollarë.

Në të vërtetë, së bashku me aktorin James Franko, ajo do të pozoj plotësisht lakuriqe për ballinën e librit. Deri te kjo ide ka ardhur fotografi Terry Richardson, i cili thotë se fotot do të jenë provokuese, por të ‘shijshme’.

Lindsay për shkak të skandaleve të saj të shumta, tani po mundohet të gjej çfarëdo angazhimi, për t’u kthyer në pistën e Hollivudit. Nëse nuk përfundon në burg, në prill do të japë një intervistë për David Letterman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here