Lindsay Lohan duket se do të kalojë disa javë të vështira. Ajo pritet të caktohet të përfundojë orët e shërbimit të saj në komunitet në një morg, transmeton LF.

Aktorja do të përballet me gjykatën ditën e nesërme për shkak të mos plotësimit të dënimit me 360 orë shërbim në një qendër për kujdesin ndaj femrave.

Gjyqtarja Stephanie Sautner ka planifikuar të urdhërojë aktoren të plotësojë orët e mbetura të dënimit në një morg.

25 vjeçarja ishte dënuar me 120 ditë burg dhe 480 orë shërbim publik në muajin shkurt pasi u shpall fajtore për vjedhjen e një varëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here