Hajduti është shtruar në spital pas konfliktit fizik me reperin dhe aktorin. Pasi që e ka zënë në shtëpinë e vet, reperi e ka rrahur me grushte dhe pastaj e ka lajmëruar policinë.

Reperi dhe aktori amerikan ka qëruar hesapet me hajdutin të cilin të mërkurën rreth orës dy të mëngjesit e ka gjetur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Duke dëgjuar zhurmën, LL Cool J (44) ka vendosur të kontrollonte se çka është duke ndodhur dhe në shtëpinë e vet e ka kapur hajdutin, i cili kishte fikur sistemin e alarmit në shtëpi.

Reperi me grushte është përleshur me hajdutin, i ka thyer hundën dhe nofullën, dhe pas

kësaj e ka mbajtur derisa ka ardhur policia.

Për dallim nga reperi i cili është i paprekur, hajduti momentalisht është në spital për shkak të lëndimeve dhe shenjave nëpër trup. Zyrtarët besojnë që vuan nga problemet psikike dhe që do të akuzohet për vjedhje. Policia ka deklaruar që reperi nuk do të akuzohet për sulm.

“LL Cool J dhe familja e tij janë të sigurt dhe falënderojnë të gjithë për shqetësimin e shprehur. Si baba, bashkëshort dhe qytetar, LL Cool J i është i përkushtuar që

familja e tij të jetë e sigurt dhe bashkëpunon me zyrtaret në këtë çështje personale”, – ka thënë zëdhënësi i reperit, Rhett Usry.

LL Cool J është bërë i njohur me albumin debutues “Radio” të viti 1985, dhe deri tani ka fituar dy Grammy dhe dy shpërblime MTV. Ka aktruar në filmat si “Charlie’s Angeles” dhe “S.W.A.T”, derisa në serilain “NCIS: Los Angeles” shfaqet tashmë tri sezone.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here