Lirohet Stine, hetohet në liriErnest Duka është liruar nga policia dhe ai po hetohet në gjendje të lirë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Pas një incidenti që pati me Flori Mumajesin pas përfundimit të finales së Festivalit Kënga Magjike, këngëtari ishte shpallur në kërkim nga Policia.Pasditen e të dielës ai u shoqërua në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, ku është marrë në pyetje dhe më pas është liruar.

Kujtojmë që gjatë marrjes në pyetje, Stine ka mohuar se ka goditur kolegun e tij duke thënë se ai është lënduar vet.

Një deklaratë afërsisht të ngjashme ka dhënë edhe Ardit Gjebrea, i cili ka theksuar: “Derisa Flori po shkonte në veturën e tij, ai mbante një gotë në dorë dhe Stine ia ka goditur dorën, gjë që ka bërë që Flori ta shqepë ballin. Ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për ta qepur plagën dhe ka shkuar në spital”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here