Lirohet Cozman Cozman është liruar nga akuzat e prokurorisë shqiptare për tejkalim të shpejtësisë së ngasjes së veturës dhe për dyshimet se kishte me vete marihuanë.

Siç mëson Telegrafi, ai është liruar por se duhet të paraqitet te autoritetet shqiptare, kur të ftohet nga ana e tyre.

Reperi menjëherë u është kthyer angazhimeve të tij muzikore. Ai është nisur drejt jugut të Shqipërisë për xhirimet e projektit të ri i cili pritet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.

Kënga titullohet “Holla” dhe, siç ai e paralajmëroi ditë më parë, do të lansohet më vonë gjatë këtij muaji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here