Lionel Messi dhe e bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo do bëhen prindër të fëmijës së tyre të dytë.
Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku Antonella shfaqet me barkun e fryrë të cilin po e puth djali i tyre i parë Thiago, transmeton Telegrafi.
“Mezi po presim që të vish në botë. Të duam shumë! Thiago, mami dhe babi”, ka shkruar futbollisti argjentinas i Barcelonës.