Lionel Messi nuk e fton në dasëm Pique-nMbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique nuk është në mesin e të ftuarve për dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Messi.

Kjo pasi e dashura e tij, këngëtarja Shakira, ka probleme me gruan e ardhshme të Messi, shkruan El Pais, transmeton Klan Kosova.

Çështja e problemeve të çiftit thuhet se rrjedh pasi Antonella Ruccuzzo, nuk ishte pajtuar me lidhjen e Pique dhe Shakira.

E ky mospajtim ka ardhur, pasi shoqja e saj e ngushtë, Nuria Tomas ka qenë në lidhje dashurie me Pique dhe se Shakira ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies së tyre.

Prandaj kjo është edhe arsyeja se pse Pique nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë martesore Messi – Antonella, që mbahet këtë verë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here