Superylli argjentinas, Lionel Messi, më në fund ka konfirmuar spekulimet se ai dhe e dashura e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Gjithmonë Messi ishte diskret sa i përket kësaj çështje, ndërsa tani ai ka konfirmuar se partnerja e tij Antonella Roccuzzo është shtatzënë. Ai ka parashikuar madje edhe gjininë e fëmijës së tij të parë.

“Mendoj se do të jetë djalë. Ne nuk kemi dashur të themi diçka pasi nuk flasim për jetën tonë private. Por, ne vazhdimisht jemi pyetur për këtë, kështu që duam të ndajmë kënaqësinë bashkë me ju”, ka theksuar Messi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here