Në internet qarkulloi një lajm ku thuhej se aktori i famshëm italian Lino Banfi, ka vdekur.

Është një situatë që në fakt duhet ta mërziste aktorin e gjallë, por ai, me shumë humor, ka dalë vetë dhe ka deklaruar: “Vdiqa dhe u ringjalla”.

Aktori 73-vjecar i ka sqaruar të gjithë fansat e tij për lajmin e gënjeshtërt të vdekjes: “Jam i gjallë dhe në gjendje shumë të mirë. Nëse është e vërtetë që këto gënjeshtra të zgjasin jetën, atëherë kam shpresë.

Isha fiksuar të jetoja deri në moshën 84-85 vjecare dhe mendoj se kam edhe disa vite para”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here