Lindsay LohanPas kritikave të ashpra në lidhje me abuzimet me alkoolin, medikamenteve farmaceutike dhe jetën e trazuar personale, Lindsay Lohan duket se do t’u rikthehet xhirimeve për të rifituar famen e humbur.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për xhirimet e ndonje filmi, por të një “Reality Show”. Ish ylli hollivudian, e cila sapo ka mbushur 23 vjec ka nisur një bashkëpunim me menaxherin e Britney Spears, Larry Rudolph.

“Rudolph po ndihmon Lindsay Lohan në një filmim i cili ndjek jetën e saj hap pas hapi për t’u riafirmuar sërish si një aktore e suksesshme në hollivud”, njoftoi në televizionin amerikan Fox News një burim anonim.

Duket se LiLo ka probleme serioze financiare dhe mosgjetja e një roli të rëndesishëm në asnjë film po ia përkeqëson situaten. Ndërkohë flitet se Lohan është parë në rrugët e New York-ut e tronditur dhe në depression.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here