Lindsay Lohan në lidhje me Petey WrightLohan, e cila pati një lidhje jostabile lezbike me DJ Samantha Ronson, ka nxitur spekulimet se ajo ka filluar një lidhje romantike me një model të quajtur Petey Wright, pasi ata janë parë duke u puthur.

Dyshja janë takuar gjatë një serie fotografish në Hollywood gjatë të mërkurës, dhe burimet thonë se ata nuk kanë mundur t’i heqin duart nga njëri tjetri as gjatë fotografimeve, ndërsa me të përfunduar ajo, ato kanë marrë një dhomë në hotel.

“Lindsay ishte e pushtuar nga Petey gjatë serisë së fotografive seksi, dhe kjo vazhdoi edhe pas përfundimit të fotografimeve. Ata u drejtuan për në dhomë në hotel ku qëndruan dy orë dhe Lindsay nuk mund të hiqte duart nga ai, dhe e kundërta!”, ka thënë burimi.

Lindsay dhe Petey kanë dalë nga dhoma e hotelit në orën 1.30 të mëngjesit për të vizituar një klub në afërsi, ku kanë kaluar rreth dy orë duke u puthur dhe përqafuar në kënd

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here