Lindsay Lohan do të shfaqet në videon promocionale të Lady Gaga. Aktorja është takuar me popstar-in në Hollywood, ku kanë diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi.

Lohan do të shfaqet në videoklipin e ri të njërës prej këngëve të albumit “ARTPOP” të Gaga. “Dy personazhet e njohura të showbiz, krijuan terren për thashetheme kur dy javë më parë fjetën në hotelin Chateau Charmont. Tani mësohet se Lohan do të recitojë në videoklipin e ri të Gagës”, ka thënë një burim për “New York Post”.

Nuk dihet ende roli i aktores, por duket se Lohan është e vendosur që do të japë maksimumin, sepse kërkon një ngritje në karrierën e saj kinematografike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here