Lindsay Lohan i ka kundërshtuar kritikët e saj të modëAktorja ka dizajnuar një vijë mode për shtëpinë franceze të modës ‘Emanuel Ungaro’, por kreacionet e saj ishin groposur nga kritikët kur ishte prezantuar në një revy mode në shtator, ku revista e modës ‘Women’s Wear Daily’, e kishte quajtur koleksionin “një turp”.

Themeluesi i kësaj kompanie Emanuel Ungaro, i cili më nuk është i përfshirë në këtë firmë, gjithashtu i kishte kritikuar dizajnët e Lohanit, duke e quajtur shoun si një katastrofë.
Mirëpo, bosët e kësaj shtëpie të modës kanë qëndruar pranë Lohanit, duke insistuar se ajo do të rikthehet me një dizajn tjetër për këtë markë.Dhe tani presidenti i kompanisë Mounir Moufarrixh ka folur rreth kontroversës që sillet me yllin, duke zbuluar se dizajnët e saj po rrëmbehen nga dyqanet.

Po, ajo do të qëndrojë, sepse ka një punë për të bërë.Kritikat ishin të ashpra. Jam i sigurt se mund të bëjmë më mirë në koleksion. Por ai është shitur më mirë”, ka deklaruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here