Lindoni dhe Adriani ndajnë rrugët... Jo më bashkë!Nisën bashkëpunimin e tyre në muzikë rreth dy vite më parë duke u shndërruar në një dyshe tejet produktive.

Njëri me përvojën prapa dhe karrierën e suksesshme kurse tjetri me talentin dhe entuziazmin për sukses, Adrian Gaxha dhe Lindoni krijuan shpejt hite që mbeten në kujtesë.

Bashkëpunimin dyshja e trashën edhe në shtëpinë muzikore Brick Records të hapur disa muaj më parë megjithatë kjo tashmë i përket të kaluarës.

Dyshja tashmë kanë ndarë rrugët artistikisht! Zhvillimi, siç mëson “Prive” ka ndodhur ditëve të fundit dhe shkas kanë qenë mosmarrëveshjet mbi respektimin e kontratave dhe obligimeve që derivojnë nga to.

Lindoni, tashmë ka ndërprerë edhe koncertet e përbashkëta me Adrianin e Florianin dhe në profilet e tij më nuk gjendet Brick Records tek biografia. Edhe ndamas, tashmë nën shoqërimin e shpeshtë me Darko Dimitrov, 26 vjecari po korr suksese të mëdha. Si tekstshkrues i projekteve të sukesshme sic është ‘Nëntori’ i Arilena Arës e këngë të tjera, ai po betonizon emrin e tij si sukses në artin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here