Lindita Idrizi kurorëzohet Miss Fotogjenia në Miss Universe Lindita Idrizi është kurorëzuar Miss Fotogjenia në Miss Universe, i cili u zhvillua në Manila të Filipineve.

Kështu së paku ka thënë organizatorja e ceremonisë së 65 të çmimeve, Paula Shugart e cila ka publikuar edhe emrat e fitueseve të çmimeve Miss Fotozhenia dhe Miss e Tipareve të Bukura.

Shugart pohoi se gjatë garës nuk kishin kohë për dhënien e këtyre dy çmimeve, transmeton Telegrafi.

Bukuroshja 20 vjeçare nga Elbasani aktualisht është duke studiuar për Shkenca Sociale në Universitetin AAB në Prishtinë.

Ajo më herët është shpallur Miss Elabasani, Miss Europe Continental dhe Miss Universe Albania.

Ndryshe, Kosovën e ka përfaqësuar argjentinasja Camila Barraza, e cila nuk arriti të hynte as në finale të kësaj gare të bukurisë ku triumfoi francezja, Iris Mittenaere. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here