Linda Halimi eshte duke pergatitur kengen e saj te radhes per ne edicionin e shtate te “Top Fest”, ne te cilin ka qene edhe fituese.

Me kete rast, ne profilin e saj ne facebook. com, kengetarja e “Te Dua”, e cila dikur ka punuar si perkthyese e ushtrise amerikane ne Kosove, u ka drejtuar fansave te saj nje pyetje: A do te donit qe te paraqitem me nje balade te bukur, apo me nje kenge ritmike.

Opinioni juaj ka shume rendesi”, shkruante Linda Halimi, ndersa si gjithmone, fansat jane ndare ne dy pjese. Shume prej tyre kane dashur qe kengetarja e tyre e preferuar te vije me nje balade, ndersa te tjere kane shprehur mendimin se Lindes do t’i shkonte me shume per shtat nje kenge ritmike.

Megjithate, ne nje postim tjeter te saj, kengetarja kosovare ka siguruar qe kenga me te cilen do te prezantohet ne “Top Fest”, do te perbeje nje surprize shume interesante per publikun. “Mega hit”, e ka cilesuar Linda punen e saj te radhes. Para se te vijonte karrieren solo, Linda Halimi ka qene soliste e grupit “Ngroba”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here