Samiti Ndërkombëtar të Gruas, me temën: “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas”, që organizohet në Prishtinë nga data 4 deri më 6 tetor, nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në mbështetje të USAID-it, do të mbledhë në vete shumë gra të fuqishme, ku njëra ndër to do të jetë edhe ish sekretaria amerikane, Madeleine Albright.

E për 200 pjesëmarrëset që do të vinë nga Kosova, Rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia e Amerika, do të përformojë këngëtarja Kosovare Linda Halimi.

Ajo përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë ftesën që të përformojë live në këtë natë, me këngën “At last”.

Linda është shprehur mjaftë e privilegjuar duke shkruar se “Ndihem si femra me e privilegjuar ne bote sot”.

“WOW ,WOW!!!!! Thjesht është nderi më i madh që është mundur të më bëhet nga shteti i Kosovës. Ndihem si femra më e privilegjuar në botë sot. Mbrëmë, kam marrë ftesë speciale nga zyra presidenciale e Kosovës, që të përformoj Live këngën “At Last ” në samitin e organizuar presidencial ku mysafire do të jenë disa nga femrat më të fuqishme në botë si zonja Allbright e shumë mysafire të tjera speciale. Që të jem unë prezentë aty, ka qenë kërkesa e vetë presidentes znj.Jahjaga dhe ky për mua është nderi më i madh që mund të më ishte ofruar deri më tani”, ka shkruajtur Linda.

Ajo përmes këtij postimi e ka falënderuar presidenten e vendit Atifete Jahjagën, duke shpresuar që të bëjë më të mirën në atë natë.

“Jam tej mase e privilegjuar dhe mirënjohëse për nderin e ofruar. Shpresoj të bëj më të mirën që t’ju bëj krenare juve dhe gjithë popullin tim përpara mysafirëve kaq të rëndësishëm”, është shprehur Linda Halimi./Dardan Hoti/Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here