Linda HalimiLinda Halimi ka përgënjeshtruar njoftimet se është shtatzënë dhe po ashtu ka hedhur poshtë spekulimet që thonë se ka bërë liposukcion, ngushtime lukthi apo intervenime të tjera estetike, për të cilat thotë se i shfrytëzojnë biznese të ndryshme për të përfituar në emër të saj.

“Njerëz, nuk jam shtatzënë, s’kam bërë kurrë operacione në trup, gjithë dobësimi im është arritur përmes aparaturave të dobësimit ‘Linda Halimi’… Njerëzit që s’kanë durim dhe dembelizëm, bëjnë liposukcion, ngushtime lukthi e budallallëqe të tilla, jo njerëzit që me mund dhe punë arrijnë suksese. (Pa modesti) unë kurrë nuk shkoj te mjeku as për nevojë e le më për lukse! Kështu që ju kisha lutur që t’i mbyllni gojët dhe të punoni e arrini suksese për vete, se me emrin tim arrij suksese vetë dhe nuk i kam dhënë licencë askujt për këtë gjë, ose përndryshe flasim ligjërisht me gjyq”.

“Për hir të klasit dhe modestisë nuk kam dashur të flas për gjëra që thuhen për mua, sepse nuk më kanë penguar kurrë në rrugën dhe karrierën time (janë zakonisht ata që s’kanë një jetë të tyren), mirëpo kur edhe bizneset mundohen të fitojnë me emrin tim, unë nuk flas si gratë e këqija, por vetëm me fakte të shkruara”.

“Po merrem me punën time, jetën time, karrierën time, e që falë Zotit, deri më tani nuk kam hasur në asnjë pengesë për realizimin e çdo qëllimi që kam nisur”, shkruan në profilin e këngëtares në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here