Po planifikon një çlodhje të veçantë me të fejuarin dhe duket tepër e lumtur. Këto janë vërtet kohë të lumtura për Linda Halimin.

Në 14 shkurt ajo u fejua me reperin dhe menaxherin e saj Big D, ndërsa tani po planifikon të kalojë verën në Xhamajkë. Sigurisht nuk mund të dyshohet se i kujt ka qenë sugjerimi, por Linda duket mjaft e lumtur për këtë gjë.

Jeta private e Lindës po ecën më mirë se karriera, ndoshta kjo edhe për shkak të fokusimit të saj në këtë të parën. Kënga më e fundit e saj “Ndihmë”, duket se ende nuk i ka dhënë Lindës feedback-un e kërkuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here