Linda i këndoj dashurisë së dështuarI fejuari e shoqeron Linden ne cdo koh sepse  janë në të njëjtin profesion. Por në Festivalin e Këngës në Radio-Televizionin Publik Shqiptar, ku ajo konkurron në një duet me Erti Hizmon, Linda vjen vetëm ndërsa do këndojë këngën me titull “Nuk të dorëzohem”.

I fejuari i saj është nga Peja, ndërsa Linda jeton në komunën e Vitisë, gati dy orë larg me makinë. “Jemi të dashuruar si të marrë pas njëri-tjetrit dhe largësia s’ka shumë rëndësi për ne”, thotë Linda.

Por mos ndoshta këngën “Të dua vërtetë” që ajo këndoi te “Kënga Magjike” ia ka kushtuar atij?! “Këngët e mia bëjnë fjalë për dashuri të dështuar dhe s’kanë të bëjnë me jetën time private, sepse dashuria ime s’ka dështuar, ajo po rritet çdo minutë më shumë”, thotë ajo.

Kur këndoj mundohem të hyj në botën e atyre që nuk i kanë të dashurit e tyre afër, sepse e imagjinoj si do të ishte. Si të them, dua t’u përshtatem të gjithëve. Inspirimet vijnë nga gjërat që shoh, nga dhembjet e njerëzve, nga lumturitë e të tjerëve.

Dhe kështu frymëzohem për të shkruar”. Linda ka dy vite e fejuar me të, ndërkohë që në konkurrimin e tyre në “Top fest”, ishte krah për krah me të në tapetin e kuq. Ende nuk kanë bërë plan për martesë, sepse nuk janë gati. Linda dhe kitaristi Ilir Halili, 21-vjeçari nga Peja janë njohur në Tiranë dhe u fejuan menjëherë. Ai është instrumentist në një bandë që luan muzikë metal.

Linda kësaj here do të shfaqet pak më e dobësuar në skenën e RTSH-së, ndërkohë që humbi vetëm 4 kg në dietën e saj 4 mujore. Pas duetit me Erti Hizmon, të cilin e ka njohur gjatë konkurrimit tek “Ethet”, do të kthehet në Kosovë për të realizuar një duet tjetër këtë herë me një kosovare këngëtaren e njohur Remzie Osmani, me një këngë rock popullore që ajo pretendon ta bëjë megahit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here