E di se çdo të thotë mbipesha dhe dëshira të dukesh sa më elegant/e. Prandaj po investoj që heqjen e peshës ta bëj sa më të lehtë e argëtuese.

Kështu ka shkruar këngëtarja Linda Halimi në profilin e saj në Facebook, duke njoftuar rreth hapjes së një qendre profesionale për humbje në peshë.

“Për të gjithë ata që janë të interesuar në humbjen e peshës dhe përkujdesje personale nga vetë unë, si shembulli konkret i humbjes së peshës, unë së shpejti do të hap një qendër profesionale për dobësim në Kosovë, ku për 10 ditë do të humbisni 5-7 kg!”, ka shkruar Linda.

Ajo ka treguar se qendra do të hapet në Prishtinë dhe do të jetë e madhe, aq sa do të mund ‘të trajtohen’ nga 10 klientë përnjëherësh. “Do të jem unë personalisht aty të kujdesem për ju bashke me stafin tim!”, ka pohuar këngëtarja.

“Qendra do të jetë dykatëshe, kati i epërm për femra dhe kati i poshtëm për meshkuj. Privatësia do të jete maksimale dhe mbikëqyrja do të jetë e nivelit të lartë”, ka thënë më tej Linda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here