Pas publikimit të videoklipit të saj të shumëpërfolur “I just wanna”, Linda Halimi ka filluar punën rreth një tjetër projekti muzikor.

Bëhet fjalë për xhirimin e videoklipit të këngës së realizuar në bashkëpunim me Boyan Levchev, djalin e ish ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell.

Para disa javësh është publikuar kënga e tyre, me titull “Closer”, e cila është realizuar në studion e Florent Boshnjakut.

Më herët Linda kishte paralajmëruar se planifikon të realizojë edhe një tjetër duet, me këngëtaren dhe miken e saj Leonora Poloska, por akoma nuk ka njoftim për diçka më konkrete rreth kësaj kënge.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here