Linda Halimi gjatë një bisede për Telegrafin ka njoftuar se sapo ka përfunduar këngën e saj më të re dhe në fund të prillit pritet t’ia realizojë një klip.

“Sapo kam realizuar këngën më të re. Kënga është baladë dhe në fund të prillit do ta realizoj me videoklip. Si gjithmonë kam bashkëpunuar me Florent Boshnjakun, ndërsa teksti dhe muzika nga unë”, ka pohuar Linda duke hezituar të japë më shumë detaje rreth këngës.

Linda gjithashtu ka treguar se këtë javë feston ditëlindjen, me ç’rast ka vendosur të bëjë një festë të vogël në Tiranë me kolegët e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here