Linda Halimi, provokon në profilin e sajNjë foto jo e zakonshme për imazhin e saj kjo që Linda Halimi ka postuar në profilin e FB, duke ekspozuar më shumë nga herët e tjera pjesë të trupit. E publikuar në formën e një suksesi për rënien në peshë që ka arritur deri më tani, këngëtarja ka ngjallur reagime të zëshme tek fansat e saj, të cilët kanë ngelur me “gojë hapur” kur e kanë parë. “Ok! E dimë që ke një punë, që e do fort dhe urime për rezultatet e humbura te trupi yt dhe i klientëve të tu, ama këtë foto unë si publik e shoh më shumë provokuese, sesa punë e bërë nga qendra jote.

Pasi unë në këto foto nuk shoh asnjë adresë të qendrës tënde, asnjë përshkrim të qendrës tënde, por unë shoh vetëm brekë pink, një lavaman, pasqyrë dhe blicin e aparatit. Do ishte më bukur që këto foto t’i bëje në ambientet e punës tënde, sesa para Wc-se”, ka qenë një ndër komentet e bëra poshtë fotografisë dhe pas së cilit ka ardhur direkt reagimi i këngëtares: “Jam në Amerikë duke ndërtuar biznese të tjera dhe jam shumë larg ambienteve të Qendrës. E dyta, për të gjithë ata që thonë se kam bërë kirurgji dhe kam shenja në trup, unë i mohova me këtë foto. S’kam bërë kurrë kirurgji dhe s’më ka mbetur asnjë shenjë në trup. E treta, jam e veshur dhe nuk ke mundësi të shohësh asgjë intime. Kaq nga unë. Ju përqafoj se, po nisem tani për Miami dhe kam 3 orë fluturim. Kiss”, ka përfunduar këngëtarja. Poza të tilla fotosh, mbase janë një mënyrë e mirë për të qenë në qendër të vëmendjes, mbase një publicitet për Qendrën e saj të dobësimit, mbase dhe njëprovokim për të parë reagimet, apo për të treguar që s’njeh komplekse, por ajo që mbetet fakt është se Linda realisht ia ka dalë të ketë fizikun e dëshiruar prej shumë vitesh. Kështu që më shumë sesa “guximi” për ta postuar këtë foto, duhet përgëzuar për arritjen e peshës ideale trupore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here