Linda HalimiKëngëtarja Linda Halimi është një ndër këngëtaret shqiptare që po kërkon famë në SHBA. Mësohet se ajo sapo ka përfunduar këngën e saj dhe pritet që gjatë sezonit të verës Linda do të çelë disa nga koncertet e yjeve botërore.

“Kënga ime debutuese në SHBA është e punuar nga një ekip tepër profesional, prej 7 producentëve, të cilët kanë punuar këngë për Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera, Mariah Carey”, është shprehur këngëtarja.

Linda shprehet se i është përkushtuar shumë kësaj kënge në mënyrë që ajo të jetë një këngë madhështore dhe domethënëse, pasi me këtë këngë do të debutojë për herë të parë në industrinë amerikane.

“Është moment i veçantë për mua, pasi që me këtë këngë do të hap edhe koncertet e disa yjeve botërore këtë verë. Për më shumë rreth bashkëpunimit dhe realizimit të këngës do të kuptoni së shpejti”, tha Linda për medien shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here