Linda Halimi e ka pranuar se është ndarë nga i fejuari i saj, kitaristi nga Peja, Ilir Halili, dhe se tash do t’i kushtohet karrierës muzikore.

“Nuk mund të jap detaje për një çështje që më përket vetëm mua edhe atij. Por tani që jemi ndarë nga njëri-tjetri mund të them se vetëm gjithçka në jetë ndodh për një arsye, dhe jam shumë e lumture për të gjitha gjërat që më kanë ndodhë deri më tani”, i ka thënë këngëtarja gazetës Panorama Plus.

Ajo ka shtuar se ndjehet shumë më e lumtur kështu e lirë, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër Ilirit.

Këngëtarja ka treguar të ketë dhënë gjithë energjinë e mundshme për dashurinë, tashmë të dështuar. “Nëse nuk do të isha përkushtuar në atë lidhje nuk do të isha këtu ku jam, pra do të isha shumë më lartë.

Por mendoj se tani ka ardhur koha të dëshmoj vetën se kush jam më të vërtet”, ka thënë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here